Home Video Lajme
A iu "pre koka" e Tahirit për shkak të rivalitetit me Veliajn? Ja si përgjigjet kryebashkiaku

20170320-222747 di revistaime
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar sot në emisionin “Opinion” në TV Klan, ka folur edhe për marrëdhënien e tij me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin dhe mbështetjen që ka Veliaj në PS.

Fevziu: A u pre koka e Saimir Tahirit për arsye të një rivaltieti me ju qe po perceptohej ne gjithë PS?

Veliaj: S’është aspak e vërtetë Tahiri ka bere një pune te shkëlqyer si ministër i Brendshëm, sot Shqipëria ka rend dhe shtet, dhe besoj qe bashke me Tahirin kemi një barre te madhe per t’i sjelle nje fitore spektakolare PS ne Tirane. Do maksimizojmë forcat për të punuar qe Tirana realisht te na japë një mbështetje.

Fevziu: Nuk kam parë ndonjë fytyrë më të trishtuar se ajo e zotit Tahiri në kohën që ju po i bënit disa elozhe Ditën e Verës në Pazarin e Ri.

Veliaj: Po abuzoni me truket kinematografike që janë të pavërteta.
Fevziu: Si janë raportet tuaja personale me zotin Tahiri?

Veliaj: Janë të jashtëzakonshme. Ne flasim përditë, kemi të dy një barrë që të koordinojmë punën e PS në Tiranë dhe mezi pres që të dy t’i sjellim fitoren PS në Tiranë.

Fevziu: A ka dy linja të ndryshme brenda në PS, njëra që ju mbështet më shumë ju dhe njëra që shkon në drejtim të kundërt?

Veliaj: Ka një linjë që mbështet Edi Ramën si një kryeministër i cili besoj e ka ndryshuar faqen Shqipërisë./albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Skënderbeu vulos fitoren në turin e dytë kualifikues
Pamje nga 9 maji në Lagjen e Trimave: Polici maqedonas e shan nga nëna shqiptarin e arrestuar (VIDEO)
U filmua duke rrahur brutalisht një person, arrestohet princi saudit (VIDEO)
Kreu transplant të dy duarve, vogëlushi tani arrin të luajë bejsboll (VIDEO)
Rama nga Lezha paralajmëron shkarkimin e drejtorit të Tatimeve (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media