Home Video Lajme
Performanca e "dy shoqeve" që ndezi skenën e "Këngës Magjike" (VIDEO)
Në këtë edicion të 19-të, të “Këngës Magjike”, Ardit Gjebrea prezantoi festivalin me vajzat simpatike Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla, si dhe me dy aktorët e njohur të humorit Besart Kallaku dhe Erion Isai.

Në një panel juristësh të përbërë nga Juliana Pasha, Venera Lumani, Olti Curri, Ulis Krajka dhe Sardi Shehu, ata janë aty për të gjykuar 9 të rinjtë e parë nga kategoria “Artistët e Rinj”.

Por, ishte interpretimi i dy “artisteve” të reja që ndezën publikun dhe shkaktuan të qeshura të forta në sallë.

Të veshura me stil dhe klas, “ato” (Bes Kallaku dhe Erion Isai) dolën në skenë plot hijeshi për të interpretuar këngën e tyre disi të çuditshme.

Besi dhe Erioni u vlerësuan negativisht nga juria për performancën, por nuk munguan reagimet e tyre dhe batutat që shkaktuan plot të qeshura mes publikut dhe vet anëtarëve të jurisë. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:

tetova
e Enjte 7 Dhjetor 2017, Ora 07:58
turp turp turp dhe marrezi...
nuk eshte dashte me ate kenge dhe me ate paraqitje me i lane te dalin ne skene...
Shkruani komentin tuaj!
 
Nuk prishet tradita, Ronaldo këndon mbi karrige (VIDEO)
Zbulohen dy artistë me drogë dhe armë në Tiranë (VIDEO)
Kapet një baba i papërgjegjshëm në rrugët e Tiranës (VIDEO)
O Zot! A ka njeri gjallë këtu? Del videoja e tragjedisë në Xhenova (VIDEO)
Kjo "predhë" e Hazard po bëhet virale në rrjet (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media