Home Video Lajme
E FUNDIT/ Policia kap të shumëkërkuarin e fisit Çapja në Elbasan (VIDEO)
Një anëtar i fisit Çapja është vënë në pranga nga policia e Shtetit ditën e sotme.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka vënë në pranga shtetasin Besnik Çapja me qëllim ekstradimin drejt Italisë për shkak se akuzohet për trafik kokaine.

Njoftimi i policisë

Policia e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe FNSH-në, kanë kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi: Besnik ÇAPJA, (alias Besnik BYLYKU, Kliton PRIFTI) 40 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Kapja e këtij shtetasi i cili mbahej nën vëzhgim nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Elbasan, u bë në një pikë lloto – sporti në rrugën “Rinia”, në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan.

Ky shtetas më datë 28.11.2017, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:

Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. SIEP 431/2017, datë 01.06.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe neni 73 i ligjit 309/1990.

Gjatë periudhës 01.06.2011 deri në 16.11.2011, në Torino, Santena, ky shtetas ka qenë në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të llojit Kokainë. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Super Kololli, Kosova dyfishon rezultatin ndaj Maltës (VIDEO)
Kosova kalon në avantazh ndaj Maltës (VIDEO)
Me fustane dhe birra, tifozi skocez puth gazetarin "live" (VIDEO)
Ndodh në Indi: Lojtari shpëton për mrekulli portën, por rrezikon veten (VIDEO)
Këngëtaret shqiptare puthen në buzë në mes të emisionit (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media