Home Video Lajme
I ikën mjekët në grup, Rama kërkon rregullim imazhi me regji filmash
Dorëheqja në grup e mjekëve të urgjencës së QSUT-së ishte një goditje e rëndë për sistemin shëndetësor të ngritur nga qeveritë shqiptare. Më shumë se dorëheqja, e rëndë ishte arsyeja se përse ata po iknin: Nuk punohet kështu!

Nuk kemi të bëjmë me një mungesë dëshirë për punë të mjekëve, por me pamundësi për të kryer detyrën në kushtet e vështira.

Qeveria u përpoq që të menaxhonte me urgjencë ikjen e mjëkëve të urgjencës duke zhvilluar disa takime me ta, ndërsa tani ka kaluar në rrafshin mediatik ku kryeministri Rama sapo ka hedhur një video ku lavdëron Urgjencën Kombëtare Mjekësore.

Janë imazhe të filmuara dhe përgatitura me regji, të posaçme për qëllime propagande në kushtet kur opinioni publik u trondit nga ikja masive e mjekëve. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Kombëtarja e Kroacisë në Zagreb pritet nga mijëra tifozë
Heronjtë e Kroacisë priten në mënyrë madhështore në Zagreb (VIDEO)
Ky është kampioni më i turpshëm i historisë (VIDEO)
FIFA publikon 18 golat më të bukur të Botërorit, lë jashtë "shqiponjat" (VIDEO)
Ronaldo i "dashuruar" me Juventus, këndon bashkë me tifozët (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media