Home Video Lajme
E FUNDIT/ 19-vjeçari përplas me makinë një të mitur në Elbasan
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Nga raportimet e para mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë vetëm 6-vjeç.

Policia ka arrestuar në flagrancë shoferin 19-vjeçar, i cili drejtonte një makinë tip “Smart”, ndërsa fëmija fatmirësisht është jashtë rrezikut.

Policia e Elbasanit tha se ka vënë në pranga Klint Lulja, 19 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi, në rrugën “25 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Smart” me targa AA 569 BJ, ka aksidentuar këmbësorin të miturin me inicalet N. T., 6 vjeç banues në Elbasan, i cili ndodhet në spitalin e Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Elvana thyen heshtjen, flet për herë të parë për Flori Mumajesin (VIDEO)
114 km në orë, i riu alarmon mes natës policinë e Tiranës (VIDEO)
E veshur kuq e zi, Rita Ora ndez Prishtinën me vallen e Tropojës (VIDEO)
Daily Mail e ngatërron Kosovën me Ukrainën gjatë raportimit për ardhjen e Rita Orës (VIDEO)
Rita surprizoi Prishtinën me Shotën (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media