Home Video Lajme
E shkuara e errët e objektivit të shpërthimit në Shkodër (VIDEO)
Kanë nisur hetimet menjëherë pas ngjarjes së rëndë në Shkodër ku një sasi eksplozivi shkatërroi dyqane e makina pranë vendngjarjes.

Nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur të plagosur 3 persona ndër to edhe shenjestra Lul Kulla.

Nga raportimet e para për albeu.com bëjnë me dije se Kulla është në gjendje të rëndë për jetën.

Kush është Lul Kulla?

Kulla nuk është aspak një emër i panjohur për Shkodrën dhe policinë pasi ai njihet si i “forti” i këtij qyteti. Kulla është akuzuar për gjoba, pasi nënshtroi tregtarët e këtij qyteti duke iu marrë bizneset.

Por jo vetëm kaq. Kulla akuzohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në Shkodër, ngjarje e cila akoma është një mister.

Mësohet se dy personat e tjerë të plagosur nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. /albeu.com/




Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Njihni picierin nga Tirana që po çmend gjermanët (VIDEO)
Dalin përgjimet e para pas vrasjes së ish-kapo ultrasit të Juventusit (FOTO & VIDEO)
Pamje nga "fundi i botës", shikoni si e çan tokën tërmeti 7.5 ballë (VIDEO)
Rama përfundon në spital (VIDEO)
Aksident me disa të plagosur në Fier, dy makinat përplasen “kokë më kokë” (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media