Home Video Lajme
Ku ishte Drejtori i Policisë kur Shkodra u trondit nga shpërthimi me eksploziv (VIDEO)
Nuk kishin kaluar as 2 minuta nga fjalimi i drejtorit te policisë së qarkut Shkoder Gjovalin Loka, kur u dëgjua zhurma e një shpërthimi të fuqishëm.

Në pak sekonda uniformat blu marrin njoftimin dhe shpërndahen me shpejtësi në terren.

Ora 10:30 (13 janar 2018) një sasi tritoli ishte vendosur në hyrje të një godine dy kateshe në lagjen “Rus” prej ku mbeten të plagosur 8 persona, shkruan Ora News.

Lënda plasëse ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar në hyrje, e cila është ndarë më dysh, ndërsa demet materiale të shënuara në dyqanet perreth ishin të shumta.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë pronari i objektit dy katësh Lulzim Kulla i cili ka qenë duke i hipur mjetit kur ka ndodhur shpërthimi.

Dyshohet se objekt i atentatit ka qenë Kulla, por zyrtarisht policia nuk ka dhënë ende një deklaratë se kush mund të ketë qenë objektiv.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin.

Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Chelsea triumfon minimalisht ndaj Perth Glory (VIDEO)
Pamjet që tronditën Presidentin e Francës, kush e dhunoi këtë grua (VIDEO)
Ronaldo fansa në të gjithë botën, kështu e presin ne Kinë (VIDEO)
Karius vazhdon me gafa, Alisson duhej me patjetër (VIDEO)
Dortmund fiton me përmbysje ndaj Liverpoolit (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media