Home Video Lajme
Rama gjithë arrogancë ndaj pedagogëve: Pritet koka, besoj jeni me intelekt mbi mesataren (VIDEO)
Kryeministri Rama është treguar mjaft arrogant në takimin e tij me pedagogët e Universitetit të Tiranës pas problemeve të theksuara që po ndodhin pas ndryshmit të ligjit të lartë, i cili ka kthyer përmbys mënyrën e funksionimit të fakulteteve duke sjellë edhe mungesë të dhënies së pagave.

Fillimisht Rama u kujtoi atyre se kishin dalë keq në akreditim duke thënë ndërkohë se besonte se ishin mbi nivelin mesatar intelektual, një fyerje e drejtpërdrejt kjo për pedagogët e pranishëm.

“Askush nuk e merr dot peng reformën dot, as me shfaqje as me firma as me shqetësime sado legjitime të jenë, shqetësimet kanë mundësi të shprehehen… se problemi themelor që ka sot unversiteti është me vetveten, as me qeverinë as me legjislacionin, është një sfidë e re e tij e autonomisë së zgjeruar dhe debati që doja të bëja është cfarë duhet të bëjë qeveria më shumë për ta garantaur këtë autonomi të zgjeruar jo si të ndërhyjë dhe të ndajë engjëjt nga djajtë”, tha Rama.

“Qeveria s’mund të thotë ne nuk zgjidhim konfliktet tuaja të brendshme, më lejoni tju kundërshtoj”, u shpreh Dekani i Fakultetit te Drejtesise.

Ne nje replike me dekanin e Fakultetit te Drejtesise, Rama tha: “Unë e di që po erdhi puna në një pikë fundore na e jep ne ligji të drejtën të ndërhyjmë po ajo është pikë fundore dhe është seancë ndëshkimi, nuk është më seancë pajtimi. Mos me coni tek pika fundore, se ligji na e lejon te nderhyjme, por une nuk dua. Po vajtëm tek ajo pikë, aty duhen prerë koka. Ti shkove direkt te gijotina”.

Rama tha se Universiteti i Tiranes “eshte bishti i fundit i kavallit i universiteteve te Shqiperise”.

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Policia i "fik derën" të fortëve që kalojnë me semafor të kuq (VIDEO)
Barcelona fiton ndaj Sociedadit, Iniesta jep lamtumirën mes lotësh (VIDEO)
Interi bën mrekullinë, mposht Lazion dhe kualifikohet në Champions League pas 6 viteve (VIDEO)
Çmendet Inter, përmbys rezultatin ndaj Lazios (VIDEO)
Willian pas trimfit në FA Cup, tallet keq me Antonio Conten (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media