Home Video Lajme
Rama me zë të dridhur dhe i përlotur: Më kanë thënë gjithë jetën drogaxhi e pederast (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka lënë mënjanë krenarinë dhe arrogancën para medias, dhe është përlotur ndërkohë që fliste për djalin e tij.

Me zërin që i dridhej, Rama ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha pasi sipas tij me akuzat ndaj tij i ka shkaktuar dëme psikologjike atij dhe familjes së tij.

Ndër të tjera ai rikujtoi akuzën e rëndë të Berishës që "Gregori nuk është djali i Ramës por i babait të Ramës".

Ai shtoi se si e kishte gjetur djalin poshtë krevatit të tmerruar.

"Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë kur dola në fushatë elektorale dhe tha ky që është bërë dixhital sot, që ka akuzuar babain e vet për atësinë e të birit.

Kam parë djalin tim të tmerruar, që nuk dilte nga poshtë krevatit.

Akuzat…overdozë, overdozë, drogaxhi, hajdut, kriminel, pederast, të gjitha këto janë në lëkurën time.

Do t'i shkoj deri në fund kësaj pune, sepse unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre deri sa njerëzit të më besojnë", tha kryeministri Rama. /albeu.com/



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Dy deputetë nxirren me dhunë nga televizioni shtetëror në Hungari (VIDEO)
"Na goditën si të ishim kriminelë!”, flet studenti pas përplasjeve me policinë (VIDEO)
E FUNDIT/ Tensionohet situata para Kryeministrisë, polica godet studentët (VIDEO)
Ky është reagimi prekës i Ferguson pas humbjes së Manchester United (VIDEO)
LIVE/ Studentët rrethojnë Ramën në kryeministri, mijëra derdhen rrugëve (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media