Home Video Lajme
Monika heq çizmet dhe vrapon me atlete drejt Edi Ramës (VIDEO)
Monika Kryemadhi ka mbajtur një konferencë shtypi pak më parë duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit Edi Ramës për zgjedhjet e ardhshme lokale si edhe luftën ndaj varfërisë.

Duke hequr dorë nga çizmet, pas një mungese të gjatë në media, tashmë Kryemadhi ka veshur "atlete" dhe i kërkon bashkëpunim qeverisë për përmirësimin e kushteve të jetesës në Shqipëri, siç është ulja e varfërisë dhe lufta ndaj krimit.

"Pa dallime politike jemi përballë një sfide të madhe të mbijetesës, jo të politikës se ajo do të mbijetojë, por të një brezi që po largohet dhe po ndihet e braktisur. Shqiptarët duhet të kthehen dhe të marrin në dorë fatet e tyre sepse situata që po kalojmë është dramatike. Nuk reflekton po nuk pranove realitetin, është njerëzore të bësh gabime, por është djallëzore kur nuk i pranon ato.

Situata është kaotike, por edhe e pasigurt, për shkak të krimit të organizuar dhe overdozës qeverisëse. Kjo qeveri nuk beson te shqiptarët, ka importuar mendje të ndritura për të qeverisur shqiptarët, por ne i ftojmë të bashkëpunojmë, ashtu si bëmë me ligjin për policinë e shtetit, pa asnjë kompleks e themi këtë se për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë dhe nxjerra nga varfëria e 200 mijë shqiptarëve"., - tha ndër të tjera Kryemadhi në konferencë për shtyp.

Kjo është një tërheqje e madhe e saj, ndryshe nga gjuha luftarake e disa muajve më parë, kur i gjuante Ramës me çizme në Kuvend dhe këcënonte me "lufte" në sallë dhe në rrugë.

Kush e ka ndjekur konferencën për shtyp të Kryemadhit i është dashur t'a dëgjojë dy herë atë se çfarë po flet pasi ishin kryekëput të kundërta me aksionin politik të disa javëve më parë.

Ky kthim i madh kursi i Kryemadhit duket se po ndodh pikërisht tani kur Reforma në Drejtësi po merr rrugë dhe ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, një mbrojtës direkt i dyshes Berisha-Meta është shpallur "non-grata" nga Departamenti i Shtetit, ç'ka tregon se gjërat do të fillojnë të përkeqësohen për një pjesë të mirë të politikanëve shqiptarë. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
"Ndërhyrja e këtij qeni ndaj lojtarit është për karton të kuq" (VIDEO)
A do guxonit edhe ju si ky indian t'i preknit gjarpërinjtë? (VIDEO)
Flet Kololli pasi ra në gropën 3 metra të thellë (VIDEO)
Ky është veprimi i "neveritshëm" që bëri lojtari i Europa Leagues (VIDEO)
Në rrjet bëhet "nami", këto janë gjuajtëset me seksi të penalltive (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media