Home Video Lajme
Pështyu mbi vajzën dhe kërkoi falje, e pëson shumë keq ylli i Liverpool (VIDEO)
Jamie Carragher është në qendër të një skandali në Britaninë e Madhe pasi ai pështyu mbi një vajzë 14 vjeç duke drejtuar makinën në rrugë.

Ai po ecte paralel me një fans të Manchester United pasi Liverpool kishte humbur ndaj "djajve të kuq". Një moment, drejtues i makinës bën shaka me Callagher duke i thënë "humbët 2-1", ndërkohë ish-lojtari i Liverpool i përgjigjet më një pështymë, e cila u përplas në fytyrën e vajzës që ishte ulur në vendin e parë të makinës, përcjell Albeu.com.

Carragher ka kërkuar falje më pas, por kjo nuk e ka mbyllur skandalin pasi ai është shkarkuar nga Sky Sports.

Sëfundmi, është zbuluar edhe babai i vajzës në fjalë, i cili është një tifoz i Manchester United. Ai quhet Andy Hughes dhe ka pranuar se Carragher i ka kërkuar falje atij dhe familjes.

"Ne nuk duam që ai të humbasë asgjë. Thjesht donim që të na kërkonte falje dhe e bëri"., është shprehur ai.

Carragher kërkoi falje edhe përmes ekranit në televizion, ndërsa lojtarë të tjerë kanë dënuar veprimin e tij duke thënë gjithashtu se ishte në një moment tensioni kur e kreu atë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E FUNDIT/ Tensionohet situata para Kryeministrisë, polica godet studentët (VIDEO)
Ky është reagimi prekës i Ferguson pas humbjes së Manchester United (VIDEO)
LIVE/ Studentët rrethojnë Ramën në kryeministri, mijëra derdhen rrugëve (VIDEO)
Trajner apo aktor? Interi e bën Spallettin elf të "babagjyshit" (VIDEO)
Momente që nuk u përsëriten, Mane thyen rrjetin me veprimin ndaj Lukakut (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media