Home Video Lajme
E kapi barku, lojtarët e Realit tallen me Sergio Ramosin (VIDEO)
Sergio Ramos pati një moment jo të mirë në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Eibarit, teksa si pasojë e kërkesave personale, iu desh të linte fushën e lojës, e të shkonte në tualet.

Megjithatë programi spanjoll “El Dia Despues” e ndoqi qendërmbrojtësin spanjoll në të gjitha veprimet e tij. Djersë, vrapim… Ramos i afrohet arbitrit dhe i merr leje për të shkuar në banjë. Shokëve u premton që do të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë, shokët e tij që ishin në stol, pasi e kuptuan çfarë po ndodhte, nisën të bënin shaka me “fatkeqësinë” e kapitenit të tyre.

Kovacic nis të pijë ujë pasi do t’i merret urina për kontrollet antidoping, kur Isco i thotë: “Ty të ra lapsi? Lëre ta bëjë Sergio sepse duke e bërë është”.

Pasi mbaron punë, Sergio Ramos kthehet në fushë dhe u bën me shenjë shokëve që nuk po ndalonte dot në banjë. Gjithashtu, i këshillon që të mos qeshin sepse do ta pësojnë keq. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Të gjithë po festonin super golin e Ronaldos, vetëm ai jo: Sekreti u zbulua më vonë (VIDEO)
Gol me kokë, zhbllokohen sërish shifrat në Kolumbi-Japoni (VIDEO)
Shikoni golin fantastik të Kolumbisë (VIDEO)
Momente kaosi, shihni përpasjen mes Flamur Nokës e Veliajt në Kuvend (VIDEO)
Dramatike, 11 metërsh, karton i kuq dhe gol në Kolumbi-Japoni (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media