Home Video Lajme
Breshka shpëton për qime, elefantët i kalojnë sipër dhe nuk e shtypin (VIDEO)
Një breshkë mrekullisht ka shpëtuar pa as lëndimin më të vogël, kur një “tufë” elefantësh po ecnin pranë saj për të pirë ujë në një pus me ujë në Afrikë të Jugut.

Pamjet amatore të filmuar që janë transmetuar në WildEarth, shfaqin breshkën e cila sapo kishte pirë pak ujë në Kwa Maritane të Afrikës së Jugut, të njëjtën gjë afrohen afër saj për ta bërë edhe elefantët.

Por edhe pse të shumtë në numër dhe shumë të rëndë, asnjëherë prej tyre nuk e shtypi breshkën. Edhe pse ajo po qëndronte shumë pak centimetra larg shputave të tyre, ajo shpëtoi pa ndonjë problem.

Nuk dihet nëse elefantët i njohin breshkat apo mendojnë se janë thjesht gurë që duhet shmangur, por mrekullisht kjo kafshë që peshon 6 mijë kilogramë nuk e shtypën për vdekje breshkën.

Që nga publikimi i kësaj video në YouTube, ajo është shikuar nga më shumë se 100 mijë persona të cilët shkruan qindra komente lidhur me veprimin e elefantëve. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Mjafton vetëm goli i Costas, Spanja fiton me vuajtje ndaj Iranit (VIDEO)
Uruguai mposht Arabinë Saudite, kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Botës (VIDEO)
Legjenda angleze i acaruar me Pepen, e ofendon rëndë (VIDEO)
Fshehën alkoolin në dylbi, shikoni se çfarë bëjnë tifozët kolumbianë në stadium (VIDEO)
Pepe është një "pis" i vërtetë, shikoni çfarë bëri sot (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media