Home Video Lajme
Ngritja vertikale e aeroplanit 76 tonësh i la gojëhapur të gjithë (VIDEO)
Kemi pasur rastin të shohim ngritje të ndryshme të aeroplanëve qoftë komercial apo transportues, por ajo çfarë ka bërë një pilot me aeroplanin 76-tonësh, ka habitur të pranishmit që kishin shkuar për të ndjekur nga afër spektaklin që e dhuronin pilotët.

Aeroplani i tipit Airbus A400 M arrin të ngritet në ajër në këndin 90 gradë, fal shkathtësisë së pilotit i cili la me gojëhapur të pranishmit.

Pamjet mbresëlënëse janë filmuar në aeroportin ndërkombëtar mbretëror në Gloucestershire, ku aeroplani që peshon 76 tonë ngritet pingul, dhe menjëherë bën një kthesë të rrezikshme që pakkush ka guxim ta bëjë.

Që nga publikimi i videos në YouTube, ajo është shikuar nga më shumë se gjysmë miliona persona, ndërsa baza ajrore Goucestershire njihet si vendi ku çdo vit mblidhen pilotët më të shkathët për të shfaqur aftësitë e tyre. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
PSG mposht Orleansin dhe vazhdon rrugëtimin në Kupën e Ligës (VIDEIO)
Heroi Muric, City kualifikohet në gjysmëfinale të Caraba Cup (VIDEO)
Milani ngec në transfertë, barazon pa gola ndaj Bolognas (VIDEO)
Borussia Dortmund pëson humbjen e parë në Bundesliga (VIDEO)
Leicesteri barazon rezultatin ndaj Cityt (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media