Home Video Lajme
Ndodh çudia në Gjermani, arbitri mbyll pjesën e parë, por kthenë lojtarët në fushë për të akorduar penalltinë (VIDEO)
Ndeshja mes Mainz dhe Freibug do të mbahen në mend gjatë për tifozët gjerman të futbollit.

Dy skuadrat që po luftojnë për ta siguruar pjesëmarrjen edhe për nj vit në Bundesliga janë duke e zhvilluar një ndeshje të fuqishme.

Edhe pas dominimit të Mainz pjesa e parë u mbyll 0-0 nga arbitri i ndeshjes.

Por që në aksionin e fundit Mainz ishte në sulm dhe lojtarët e Freiburg kishin prekur topin me dorë, por kjo nuk ishte parë nga arbitri.

Edhe pse lojtarët shkuan në dhomat e zhveshjes, gjyqtari Guido Winkmann, i ktheu përsëri në fushë për të akorduar penalltinë.

Pablo De Blasis ishte i saktë nga pika e bardhë duke e dërguar Mainzin përfundimisht në dhomat e zhveshjes në epërsi 1-0.

Një ngjarje interesante në Bundesligë, që këtë vit për herë të parë e përdor VAR-in. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Talljet në rrjet u bënë virale për Neymar por ja reagimi i tij (VIDEO)
Pamjet e përplasjes së kreut të PD me policinë: Mbajë mend çdo të të punoj (VIDEO)
Nis sezoni për klubet e mëdha, Man City e fillon me humbje (VIDEO)
Avion privat e ferrari, Elvana Gjata zbulon fytyrën e të dashurit (VIDEO)
Dalin pamjet, kjo është e vërteta mbi skenat intime në filma (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media