Home Video Lajme
Mori lirinë për babain e vdekur, del nga burgu kapoja e Elbasanit (VIDEO)
Taulant Balliu ose ndryshe "Cikja" ka fituar lirinë e përkohshme për t'i dhënë lamtumirën të atit i cili ka ndërruar jetë. I shoqëruar nga dy policië "Cikja" i ka dhënë lamtumirën të atit të tij.

Kush është Taulant Balliu?

Balliu është një ndër njerëzit më të rrezikshem në këtë qytet, Bëmat e tij kanë nisur 18 vite më parë, në vitin 2000.

"Cikja" ai ka qenë krahu i djathtë i kapos së grupit kriminal të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit.

Lidhjet me shoqërinë e vjetër nuk i ka shkëputur. Është shumë i kënaqur, pasi dy prej miqve të tij të ngushtë vazhdojnë ta mbajnë me të ardhura.

Pos kësaj, ka nxjerrë, në kushte burgu, edhe 5 libra me poezi.

Ai ka fituar lirinë e përkohshme për të t’i dhënë lamtumirë të atit, i cili ka ndërruar jetë.
__________________

Ka qenë një prej imamëve të njohur të Elbasanit, ligjërues i Islamit në burgje, Behauddin Gashi, ai që ka publikuar videon që mund ta shikoni bashkëngjitur lajmit.

"Sot duke falur namazin e xhenazes së babait të Taulant Balliut (Llaci), të cilit iu krijua mundësia nga Sistemi i burgjeve për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të dashur.

Vëlla Llaci, shembull i përkryer i besimtarit që e ka kuptuar fort mirë Drejtësinë e Zotit dhe kthimin në rrugën e Tij si e vetmja mundësi shpëtimi në të dyja botët.

Zoti Fuqiplotë i udhëzoftë të gjithë dhe ata që dergjen pas hekurave i ktheftë sa më shpejt pranë gjirit të familjes!…”

Taulant Balliu është ndër ata të dënuar dhe ish-eksponentë krimi me një shndërrim 360 gradë, pasi i është kthyer besimit si model jete"- shkruan imami në Facebook. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Messi me shokë mposhtin Levanten dhe kualifikhen në çerekfinale të Kupës së Mbretit (VIDEO)
Barcelona nuk ndal, shënon edhe golin e tretë kundër Levantes (VIDEO)
Çmendet Dembele, Barcelona shënon dy gola për 1 minut kundër Levantes (VIDEO)
Si reagon AMG në borë dhe akull: Shikoni testin e këti piloti (VIDEO)
Bonucci flet për "shpërthimin" e Higuain ndaj arbitrit pas ndeshjes (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media