Home Video Lajme
Arrestohet arbitri serb se akordoi atë penallti skandaloze (VIDEO)
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se e ka arrestuar arbitrin e futbollit Sergjan Obradoviq për shkak të dyshimit se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“Ai dyshohet se në ndeshjen e futbollit në Suboticë, ndërmjet Spartakut dhe Radniçkit të Nishit, duke shfrytëzuar pozitën e vet zyrtare e ka favorizuar skuadrën vendase dhe me këtë e ka vënë në pozitë më të volitshme ndaj kundërshtarëve”, thuhet në një njoftim të Ministrisë serbe.

Atij i është dhënë masa e ndalimit në arrest për 48 orë, pas do të çohet në prokurori për t’u marrë në pyetje.

Obradoviq javën e shkuar referoi dy penallti në favor të Spartakut vendas, ndërsa penalltia e dytë ishte tejet e çuditshme.

Para kësaj ai me dy kartonë të verdhë të njëpasnjëshëm përjashtoi lojtarin më të mirë të mysafirëve.

Menjëherë pas ndeshjes, kryetari i Federatës Serbe të Futbollit Slavisha Kokeza paralajmëroi se do të kërkojë që arbitri në fjalë të hiqet nga listat e gjyqtarëve. Pasoi marrja në pyetje e gjyqtarit, e pastaj edhe vendimi për paraburgim 48-orësh. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Çmendet moti, breshëri sa një kokërr arre në Gramsh (VIDEO)
Kallashi del në pension, ky është pasardhësi (VIDEO)
PS nën presion për Xhafajn, deputetët braktisin komisionet (VIDEO)
I shpëton vdekjes, piloti shmang aksidentin e rëndë në Francë (VIDEO)
Rrëfehet Ylli Aga: Për këtë arsye u përlota pas ndeshjes Lazio-Inter (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media