Home Video Lajme
Bëri hapin e madh në karrierë, shikoni kur luante Guri para dy vitesh (VIDEO)
Kalimi i Sindrit Gurit nga Kukësi tek Ostende, ishte lajmi i ditës sot, me bomberin shkodran që bëri një hap të madh në karrierën e tij personale.

Por, ngjitja e tij ka qenë e jashtëzakonshme. Gjithçka e ka filluar tek Vllaznia, nga ku është edhe me origjinë, tek ekipet e moshave.

Më pas, për dy sezone ai ka qenë i huazuar, në fillim tek Besa e Kavajës, më pas në vitin tjetër, tek Kastrioti i Krujës. Por, klubi që pati besim, dy vite më parë tek cilësitë e Gurit, ishte Korabi i Dibrës, ku edhe shkodrani filloi të “çelë”.

Ai shënoi 20 gola tek Korabi, dhe ra menjëherë në sytë e klubeve të Superiores. Ai pati disa oferta, por në fund u transferua tek Kukësi në vitin 2016.

Ky i fundit, ishte edhe sezoni që solli shpërthimin e bomberit shkodran, që ra në sytë edhe të shumë menaxherëve të huaj, por në fund ishte klubi i Ostendes ai që fitoi garën për shërbimet e shkodranit. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Aksident i i frikshëm në Moto GP, motorri përfshihet nga flakët (VIDEO)
Pengje, tym dhe breshëri armësh: RENEA hidhet në aksion (VIDEO)
firic
Huligani i vrarë në Kroaci, armik i përbetuar i shqiptarëve (VIDEO)
Komplet i përhumbur, Erdoganin e zë gjumi gjatë konferencës për shtyp (VIDEO)
Juria shtyp butonin pas 3 sekondave, çfarë e bëri tërë publikun të mbetet pa fjalë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media