Home Video Lajme
Armë, euro e florinj, lezhjani e pëson pas kontrollit në makinë (VIDEO)
Policia ka vënë në pranga një të ri pasi në makinën e tij gjatë kontrollit janë zbuluar armë, bizhuteri, e sasi të mëdha eurosh me vete.

Në pranga ka rënë shtetasi Roan Brahimi, 26 vjeç, banues në Lezhë.

Këtij shtetasi i jane sekuestruar armë, municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

Njoftimi i plotë

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me F.N.SH. Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë ligjore, janë ushtruar kontrolle Blic në territor, ku si rezultat i tyre u sekuestruan :

– Një armë zjarri pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë

– 14.600 Euro

– Një sasi bizhuterishë

Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip Lancia që drejtohej nga shtetasi i arrestuar, si dhe dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

U arrestua në flagrancë shtetasi i dyshuar si posedues i tyre, Roan Brahimi, 26 vjeç, banues në Lezhë.

Në ngarkim të tij veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" , "Vjedhja", “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” parashikuar nga nenet 278, 134 dhe 287/b i Kodit Penal.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Goli i sezonit, UEFA publikon kandidaturat (VIDEO)
Aktori i "Portokallisë": O Edi, fshij b*thën me projektet e tua, rrugët janë copë (VIDEO)
Turku qëllon me pistoletë iPhone-n e tij pas thirrjes së Erdoganit (VIDEO)
O Zot! Pamje tmerri nga shembja e urës në Xhenoa (VIDEO)
Kur ishte ndërtuar ura që shkaktoi tragjedinë në Itali (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media