Home Video Lajme
A do t'a shkarkojë Xhafajn? Rama ashpërson tonet (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbështetje të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Me tone të ashpra dhe plot ironi Rama ka mbrojtur Xhafajn duke i quajtur ato një skenë parodi dhe maskaradë për të dëmtuar Shqipërinë dhe qeverinë Rama.

"Ministri i brendshëm paska fshehur prej 6 vitesh vëllain e tij të dënuar në itali për një krim të ndodhur 15 vite më parë...

Dhe ky infomacion u nda në të gjithë mediat në Shqipëri dhe jashtë saj.

Nga demokratët syfajkua dhe sy çakall, dhe këtë infomacion e mori media e cila nuk u interesua aspak se ky informacion qarkullon prej 6 vitesh.

E gjitha kjo është një parodi për të qeshur... Kjo në fakt është një maskaradë destabilizuese e vënë në skenë për ti treguar botës se MB është organizata mëmë për trafikun e drogës"- tha ndër të tjera Rama. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Çmendet moti, breshëri sa një kokërr arre në Gramsh (VIDEO)
Kallashi del në pension, ky është pasardhësi (VIDEO)
PS nën presion për Xhafajn, deputetët braktisin komisionet (VIDEO)
I shpëton vdekjes, piloti shmang aksidentin e rëndë në Francë (VIDEO)
Rrëfehet Ylli Aga: Për këtë arsye u përlota pas ndeshjes Lazio-Inter (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media