Home Video Lajme
Qëlloi mbi 30-vjeçarin dhe u zhduk, zbardhen detajet e sherrit në Vlorë (VIDEO)
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku mbeti i plagosur një shtetas.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia në abmientet e një lokali dhe paraprakisht i plagosur ka mbetur nje 33 vjecar i identifikuar si Roland Danaj, nga Llakatundi i Vlores.

Autori është larguar menjëhere pasi ka shtënë mbi të riun.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.05.2018, rreth orës 11:40, në lagjen “Pavarsia”, brenda ambienteve të një lokali pas një konflikti kanë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin R.D., 30 vjeç, banues në Llakatund.

Shtetasi i plagosur është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri pistoletë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Goli i sezonit, UEFA publikon kandidaturat (VIDEO)
Aktori i "Portokallisë": O Edi, fshij b*thën me projektet e tua, rrugët janë copë (VIDEO)
Turku qëllon me pistoletë iPhone-n e tij pas thirrjes së Erdoganit (VIDEO)
O Zot! Pamje tmerri nga shembja e urës në Xhenoa (VIDEO)
Kur ishte ndërtuar ura që shkaktoi tragjedinë në Itali (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media