Home Video Lajme
Xhaçka harron komandot që u arratisen, dhe bën "make up" me dy vajza të reja (VIDEO)
Ministrja e Mbrotjes duket se e ka kaluar pas krahëve skandalin e arrastisjes së komandove shqiptare gjatë një trajnimi në Angli duke iu rikthyer klipeve reklamuese ashtu si edhe shefi i saj i qeverisë.

Kështu, Xhaçka ka përdorur dy vajza të regjistruara në Forcat e Armatosura që po bëjnë trajnime për zhytje për të qenë në vëmendjen e mediave shqiptare sot.

Gjatë fjalës së saj Xhaçka tha: Nuk mendoj se e ekzagjeroj nëse i quaj engjëj mbrojtës, pasi detyra e tyre është kërkim-shpëtimi në rastet e fatkeqësive”.

Ushtarja e parë Egzime Muça, tregon se në janar të 2017 ka bërë kursin bazë dhe më pas atë të avancuar.

“Kur kam ardhur në fillim pashë djemtë që po bënin stërvitje ujore dhe thashë pse mos ta provoj dhe unë, e ndieja të aftë veten që unë mund të bëja stërvitje ujore”, tregon Muça. “Djemtë janë pak më të stërvitur dhe më të aftë, por shton ajo, me kalimin e kohës mund t’i arrijmë edhe ne”.

Edhe ushtarja tjetër e parë Margarita Gjerko, shprehet se “mora vesh për punën e Forcave të Armatosura, bëra stërvitjen që duhej për të bërë provimet dhe u futa në kurs. Në shtator 2017 bëra kursin bazë e të avancuar. Pas 6 muaj kurs në shkurt 2018 fillova punë”.

Gjerko thekson se “ku më njoftuan që jam në kompaninë e kërkim shpëtimit, nuk e dija se çfarë bëhej në fillim. Më pas isha tek përmbytjet dhe zjarret, por dhe stërvitja që bëhet në ujë mendoj se nuk është e vështirë”.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Qeshni me lot, ky djalë mashtron lehtësisht katër vajza bjonde (VIDEO)
Fevziu bën pleh AKEP-in pas skandalit me mbylljen e portaleve me urdhër të Ramës (VIDEO)
U mbytën 5 veta, si u kap organizatori i udhëtimit të vdekjes në Butrint (VIDEO)
Shaqiri me shokë i japin fitoren Zvicrës përballë Islandës (VIDEO)
Përfundon spektakli, Anglia fiton ndaj Spanjës (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media