Home Video Lajme
Shkrumbohet "Benzi" në aksin rrugor Fier-Patos (VIDEO)
Një makinë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier -Patos.

Mësohet se makina "Benz" me targa AA320RX është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfiksja dhe policia ku po punohet për të zbuluar shkaqet e flakëve.

Mësohet se makina e cila u përfshi nga flakët drejtohej nga Adriatik Agaj, por rezulton në pronësi të Ferdinand Kapaj.

Fier Informacion paraprak

Në datën 12.06.2018, në orën 07:30, në lagjen "1 Maji", te kryqëzimi i parkut në Fier, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip "Benz" me pronar shtetasin F.K, dhe drejtues shtetasin A.A.

Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në mjet./albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Mjafton vetëm goli i Costas, Spanja fiton me vuajtje ndaj Iranit (VIDEO)
Uruguai mposht Arabinë Saudite, kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Botës (VIDEO)
Legjenda angleze i acaruar me Pepen, e ofendon rëndë (VIDEO)
Fshehën alkoolin në dylbi, shikoni se çfarë bëjnë tifozët kolumbianë në stadium (VIDEO)
Pepe është një "pis" i vërtetë, shikoni çfarë bëri sot (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media