Home Video Lajme
Gola dhe driblime si Maradona, televizioni serb bën speciale për Fadil Vokrrin (VIDEO)
Legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari FFK-së, Fadil Vokrri, ndërroi jetë të shtunën pas një sulmi në zemër, kurse të dielën u varros me nderime shtetërore, me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në ceremoninë mortore

Fadili, iku nga kjo botë, por pas vetes la një karrierë të pasur prej futbollisti dhe kontributin e paçmueshëm si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Ai u cilësua si ikona e futbollit të Jugosllavisë, ku bëri karrierë të bujshme në Prishtinë dhe Partizan të Beogradit, raporton Telegrafi.

Pikërisht, kjo e fundit ka bërë edhe një dokumentar të shkurtër që e ka shfaqur në televizionin e klubit.

Disa prej momenteve më të rëndësishme si dhe golat që nuk janë parë ndonjëherë, janë shfaqur në këtë film.

Kujtojmë se 57-vjeçari ishte shpallur kampion me klubin serb, duke i sjell titullin pas më shumë tre dekadave.

Ndryshe, shumë personalitete ndërkombëtare e kanë kujtuar ish-kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Fjalimi drithërues i Ahmet Krasniqit në ditën e pavarësisë (VIDEO)
Qeshni me lot, djaloshi që rrezikon por e pëson keqazi (VIDEO)
I moshuari nuk duron dhe puth gazetaren gjatë emisionit (VIDEO)
Niseni ditën mbarë duke shikuar reagimet e bebeve (VIDEO)
Shënoi gol nga penalltia, Pogbas i duheshin 9 sekondash dhe 26 hapa (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media