Home Video Lajme
Mesazhi emocionues i Presidentes së Kroacisë për sfidën ndaj Anglisë (VIDEO)
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic, sonte nuk do të jetë në stadium për të mbështetur edhe fizikisht Kombëtaren kroate në ballafaqimin gjysmëfinale me Anglinë në Botërorin “Rusi 2018”.

Ajo nuk ka mundur të udhëtojë në Rusi, pasi është duke marrë pjesë në Samitin e rëndësishëm të NATO-s që po mbahet në Bruksel.

Mirëpo, Grabar Kitarovic nuk e ka lëshuar rastin që t’ju japë zemër futbollistëve kroatë, duke postuar një mesazh emocional në Facebook.

“Të zjarrtët tanë të dashur, përshëndetje të ngrohtë nga Brukseli, nga Samiti i NATO-s. Për fat të keq sonte nuk do të mund të jem fizikisht me juve, por me gjithë zemër dhe çdo sekondë do të jem në ndeshje. Luani sonte më së miri dhe më së bukuri ashtu siç dini ju. Luani për familjet tuaja, për të rinjtë që kërkojnë një mundësi, për Kroacinë tonë, luani për popullin kroat dhe për të gjithë tifozët tonë. Me fat dhe shihemi në finale!”. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Plas grushti në parlament, deputetët zihen si rrugaçë (VIDEO)
Dalin pamjet, autobusi plot me gjimnazistë me goma në prag të greminës në Qafë Thanë (VIDEO)
Nuk e njohu në rrugë, artisti shqiptar rekordmen në Guiness ironizon gazetaren (VIDEO)
SKENARI/ Çfarë do bëjë Rama nëse Meta nuk dekreton Lleshin (VIDEO)
Noizy i kërkon ndjesë Lek Plepit më pas fshin videon, çfarë ndodhi mbrëmë (FOTO & VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media