Home Video Lajme
Shpërndanin kokainë me motorin e picave, shkatërrohet banda në Tiranë (VIDEO)
Ditën e djeshme policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion policor të koduar "Pizza Porosi".

Në pranga kënë rënë 3 shpërndarës picash, aktiviteti i vërtetë i të cilëve ishte shpërndarja e kokainës.

Të arrestuarit janë: Gersi Çeça, 28 vjeç, Renaldo Dalipi, 25 vjeç dhe Albian Avdo, 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Për ta disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin.

Nga Seksioni kundër Narkotikëve është orgnizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, shtetasi Renaldo Dalipi është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike kokainë.

Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve Gersi Çeça dhe Albian Avdo).

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë – Automjet tip “Audi” – Motori i Picerisë – Tre aparate celular – Fishekë. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Fillon ceremonia e ndarjes së çmimit për lojtarin më të mirë nga FIFA
Këta minj sherrxhinj kanë habitur botën (VIDEO)
Njihuni me selfien e ferrit (VIDEO)
Përleshje masive mes tifozëve në “klasiken” meksikane (VIDEO)
"Minierë Ari", kështu do duket stadiumi i ri i Real Madrid (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media