Home Video Lajme
I gjendet kokainë, arrestohet pronari i një llotoje në Kavajë (VIDEO)
Policia ka vënë në pranga pronarin e një pikëje llotoje në Kavajë.

Policia bën me dije se shtetasi në fjalë akuzohet për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike si dhe organizim i lotarive të paligjshme.

I arrestuari është shtetasi:

Erti Kadiu, 31 vjeç, banues në Kavajë (pronar i një pike lotoje).

Njoftimi i policisë

Kavajë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Basti i Fundit”.

Arrestohet pronari i një pike llotoje për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Organizim i lotarive të palejuara”.

Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, kompjuterë lojërash fati, aparate celular, mjet, një sasi lekësh dhe dollar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i Fundit”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

- Erti Kadiu, 31 vjeç, banues në Kavajë (pronar i një pike lotoje).

Shërbimet e Policisë Kavajë, ishin në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dispononin informacion se ky shtetas në pikën e tij të llotos ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën e llotos së këtij shtetasi u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit Kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- 4 kompjuterë lojërash fati
- 21 doza lënde narkotike e dyshuar Kokainë
- 45 fishekë model 56
- 15 fishekë model “Parabelium”
- 9 fishekë model 54
- një sasi në lekë dhe dollarë
- peshore elektronike
- 6 aparate celularë
- mjeti tip “Ford”

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 197, 283 dhe 278 të Kodit Penal. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Real nuk gabon, fiton në Bernabeu ndaj Espanyolit (VIDEO)
Interi rikthehet tek fitorja, mposht minimalisht Sampdorian (VIDEO)
Reali në avantazh ndaj Espanyolit (VIDEO)
Bayern fiton pastër, Schalke në krizë (VIDEO)
Bayerni nuk ndalet, shënon edhe golin e dytë ndaj Schalkes (VIDE)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media