Home Video Lajme
Të gjithë e patën mendjen te goli, ky ishte momenti kur u shtyp fotoreporteri (VIDEO)
Kroacia mbrëmjen e djeshme arriti të fitojë ndeshjen kundër Anglisë me rezultat 2-1 duke shkuar në finalen e Botërorit ku do ti duhet të përballet me Francën.

Por në momentin e golitt të dytë që i dha edhe fitoren kroatëve pati një incident të vogël.

Kur të gjithë lojtarët e Kroacisë po festonin për golin ata nuk kanë vënë re një fotoreporter që e kanë shtypur gjatë festës.

Pas kësaj ngjarje fotoreporteri nga Salvadori, Yuri Cortez, ka folur pas shtypjes që i bënë futbollistët kroatë pas golit të fitores në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Anglisë dhe ka dhënë se nuk është i lënduar madje u ndje mirë për këtë ngjarje.

“Në momentin që mora kamerën për të xhiruar momentet e ndeshjes, vetëm e pash një turmë të lojtarëve që erdhën drejt meje. U befasova dhe kjo është e logjikshme pasi që nuk ndodh shumë shpesh” ka thënë në fillim ai.

“U ndjeva shumë mirë”, shtoi më pas fotoreporteri Cortez.

Gjithësesi futbollistët kroatë si Manduzikic, Ivan Perisic, Ivan Rakitic dhe Damagoj Vida i kërkuan falje pas shtypjes që ia bënë.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Supergol, portieri i Jordanisë shënon nga 90 metra (VIDEO)
Aksident i i frikshëm në Formula 3, pilotja thyen shtyllën kurrizore (VIDEO)
Anglia përmbys rezultatin ndaj Kroacisë (VIDEO)
Anglia barazon shifrat 1-1 kundër Kroacisë , vendos goli i Lingard (VIDEO)
Bora izolon Dardhën, 50 veta kanë mbetur të bllokuar (FOTO & VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media