Home Video Lajme
Kur do prezantohet Ronaldo? Ja çfarë pritet të ndodhë
105 milon euro bënë që klubi i Juventus të kishte në skuadër "yllin" e Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Së fundmi klubi ka zyrtarizuar blerjen e portugezit dhe ditën e hënë pritet që ai të prezantohet për publikun me fanellën e Juventus në "Allianz Stadium".

Sipas gazetës "Gazzetta dello Sport", klubi planifikon një ditë të plotë festimi, për të cilën orari ende nuk është përcaktuar plotësisht.

Sot do të ketë takime që do të zhvillohen me policinë për të siguruar rendin publik, por sigurisht që stadiumi do të jetë i hapur për tifozët.

Kjo do të jetë hera e parë që Stadiumi i Juventusit u hap për prezantim të lojtarit që prej vitit 2012.

Policia do të jetë në J-Medical për të siguruar rendin dhe sigurinë kur Ronaldo të arrijë për teste mjekësore.

Pas konferencës për media, CR7 pritet t’u drejtohet tifozëve, ku pastaj do të fluturojë përsëri për pushime në Greqi.

Megjithatë, një hotel luksoz është rezervuar në qendër të Torinos, nëse portugezi me stafin e tij të qëndrojnë gjatë natës. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Qeshni me lot, djaloshi që rrezikon por e pëson keqazi (VIDEO)
I moshuari nuk duron dhe puth gazetaren gjatë emisionit (VIDEO)
Niseni ditën mbarë duke shikuar reagimet e bebeve (VIDEO)
Shënoi gol nga penalltia, Pogbas i duheshin 9 sekondash dhe 26 hapa (VIDEO)
Mposht Dudelangen, Milan fiton ndeshjen e parë në Europa League (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media