Home Video Lajme
Perisiç dhe Mandzukiç shënuan gol, por ky lojtar është heroi i vërtetë i Kroacisë (VIDEO)
Mbrëmja e djeshme ishte një ndeshje me shumë emocione mes Kroacisë dhe Anglisë, ku kroatët arritën të fitojnë falë golit të dytë të Mario Mandzukiç në minutën e 109' të shtesës.

Por gjatë festimit të golit një ngjarje që nuk ndodh shpesh në futboll është kapur nga kamerat e sigurisë, kjo pasi të gjithë të tjerat ishin fokusuar për nga festa e kroatëve transmeton albeu.com

Gjatë kohës kur koratët po festonin, tre lojtarë anglez janë nisur drejt portës kundërshtare për të shënuar gol, por janë zënë në pozicion jashtë loje.

Sipas rregullores së FIFA-s nëse të gjithë futbollistët kundërshtarë dalin jashtë fushës së lojës atëher skuadra tjetër mund të nisë topin dhe të shënojë gol.

Por kjo nuk ka ndodhur pasi një nga lojtarët kroat është bërë "hero" dhe nuk ka dalë nga fusha e blertë, duke bërë kështu që anglezët të zihen në pozicion jashtë loje.

Tashmë pas videove të publikuara për kroacinë nuk janë "hero" vetëm Perisiç dhe Mandzukiç por edhe lojtari tjetër që nuk doli nga fusha në të kundërt Kroacia rrezikonte të dilte në penallti apo më e keqja të eliminohej. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Supergol, portieri i Jordanisë shënon nga 90 metra (VIDEO)
Aksident i i frikshëm në Formula 3, pilotja thyen shtyllën kurrizore (VIDEO)
Anglia përmbys rezultatin ndaj Kroacisë (VIDEO)
Anglia barazon shifrat 1-1 kundër Kroacisë , vendos goli i Lingard (VIDEO)
Bora izolon Dardhën, 50 veta kanë mbetur të bllokuar (FOTO & VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media