Home Video Lajme
Ç'është ky deputet?! (FOTO LAJM)
Myslim Murrizi është një ndër deputetët më aktivë të Lulzim Bashës duke mos i kursyer të sharat me nënë e motër kur ia thotë rradakja.

Ai u bë i famshëm për sjelljen arrogante ndaj efektivit të Policisë Rrugore dy vite më parë në Tiranë duke e sharë gjatë detyrës së tij me fjalët më të pista.

Por, Myslim Murrizi ka shënuar një tjetër precedent të rrezikshëm sot duke quajtur "terroristë" dhe "banditë" efektivët e forcave Speciale RENEA pas plagosjes në kokë në rrethana ende të paqarta në shtëpinë e tij të 77 vjeçarit Haxhi Lika, i cili doli me çifte me dritare pasi policia i kërkoi të mos bënte asnjë veprim.

Policia e Shtetit me në krye Fatmir Xhafajn e më parë Saimir Tahirin kanë mjaft gjynahe, por duket shumë e rëndë që fjalët "terroristë" dhe "bandit" për elitën e Policisë Shqiptare të dalin nga goja e një deputeti të Republikës së Shqipërisë.

Aq më tepër, të gjitha këto akuza me fjalor që nuk i vijnë për shtat një deputeti bëhen në një moment kur nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e Haxhi Likës, ku RENEA po kërkonte për dy vrasës të rrezikshëm, ndërkohë që shohin një të armatosur në dritaren e shtëpisë. /albeu.com/


Postimi i Myslim Murrizit



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Super Kololli, Kosova dyfishon rezultatin ndaj Maltës (VIDEO)
Kosova kalon në avantazh ndaj Maltës (VIDEO)
Me fustane dhe birra, tifozi skocez puth gazetarin "live" (VIDEO)
Ndodh në Indi: Lojtari shpëton për mrekulli portën, por rrezikon veten (VIDEO)
Këngëtaret shqiptare puthen në buzë në mes të emisionit (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media