Home Video Lajme
FNSH blindon Durrësin, arrestohet i shumëkërkuari me tre emra
Policia e Durrësit, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, e mbështetur nga FNSH, kanw kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Si rezultat i kontrolleve kapen dhe ndalohen dy të kërkuar.

Po si rezultat i kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim 14 shtetas me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj jetës.

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar me 8 vite burgim.

Gjithashtu kapet dhe ndalohet për llogari të DVP Berat edhe një 32-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas të dënuar në Itali dhe si rezultat i kontrolleve të befasishme të Policisë, kanë bërë të munduar lokalizimin dhe kapjen e tij, konkretisht:

• Ferdinand Tare (Ferdinand LUKA, Alfred DAJA), 53 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, më datë 05.10.2018, pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”, parashikuar nga neni 73, 74 etj të Kodit Penal Italian.

Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Durrës për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo kryejnë trafiqe të paligjshme.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I shpërthen bombola e gazit në punë, plagoset shqiptari në Itali (VIDEO)
Çmendet “Melania Trump”! Del nudo mbi tavolinë (VIDEO)
Dalin pamjet, momenti kur themeluesi i Top Channel hipën në Ferrarin që më pas do t'i merrte jetën (VIDEO)
Mjerimi i saj bëri bujë, Bashkia Tiranë sistemin Florindën dhe fëmijët (VIDEO)
Video e tmerrit, tërmeti shkund dyqanin dhe nuk lë asnjë mundësi mbijetese (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media