Portugalia fiton me përmbysje ndaj Polonisë (VIDEO)
Portugalia ka marrë një fitore të rëndësishme sonte ndaj Polonisë me rezultatin 2-3 në "Stadion Śląski".
Ndeshja zhbllokohet në minutën e 18' me golin e Piatek.
Ndërsa portugezët barazojnë në minutën e 31' me golin e Andre Silvas.
Përmbysja vjen në minutën e 43' pas një autogoli i mbrojtësit, Kamil Glik.
Në pjesën e dytë miqtë shënojnë edhe golin e tretë me anë të Bernardo Silvas në minutën e 52'.
Polonia ngushton rezultatin në minutën e 77' me Blaszczykowskin.
Pas kësaj fitoreje Portugalia renditet në vendin e 1 me 6 pikë, ndërsa Polonia në vendin e 2 me 1 pik. /albeu.com/