Home Video Lajme
"Nuk kam gisht", flet nga qelia shqiptari i akuzuar për vrajen e studentes (VIDEO)
Shqiptari Aleksandër Luca, i cili akuzohet për vrasjen e studentes greke, Eleni Topaludhi, në Rodos ka thyer heshtjen nga burgu. Mediat fqinje shkruajnë se ai është pyetur në lidhje me dëshminë që ka dhënë shoku i tij grek, 21-vjeçari, Manolis Koukouras.

Shtetasi grek ka pohuar se shqiptari është fajtor i vetëm i krimit të kryer. Pasi greku bëri fajtor shqiptarin, ky i fundit ka reaguar duke treguar versionin e tij.

“Unë nuk e di dhe mua nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”-tha ai.

Por, kjo pistë hidhet poshtë nga babai i studentes, i cili shprehet se greku dhe shqiptari kanë gisht në ngjarjen e rëndë.

“E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë. Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det,”, u shpreh, John Topaludhi, babai i studentes së vrarë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Turisti tmerrohet nga ajo çfarë shikon në rrugët e Shqipërisë, alarmon policinë (VIDEO)
Moderatori i shpreh pëlqimin publikisht Viola Spiros (VIDEO)
Gafa e vitit ndodh në Superiore, lojtari i Tiranës gabon përballë portës (VIDEO)
Basha uron Pashkët nga Kisha e Laçit (VIDEO)
Bes Kallaku flet hapur për pasurinë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media