Home Video Lajme
Interi fiton përballë ekipit të fundit dhe blindon Championsin (VIDEO)
Interi ka fituar në shtëpi ndaj Chievos me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit i është kthyer fitores pas tri barazimeve radhazi dhe me këto tri pikë është afër të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Nerazzurrëve, por edhe përkundër rasteve të shumta, arritën vetëm njërin ta konkretizojnë.

Goli i vetëm i shënuar në këtë pjesë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Matteo Politano, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.

Në pjesën e dytë, përsëri ishin vetëm vendasit të cilët rrezikuan dhe provuan golin, të cilin arritën ta gjejnë vetëm pasi goditën dy shtylla.

Fillimisht ishte Ivan Perisic (65′), i cili goditi shtyllën, ndërsa në minutën e 86-të kroati shfrytëzoi një top të kthyer nga shtylla e goditur nga Cedric Soares për të shënuar për 2-0 dhe për të vulosur rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e tretë me 66 pikë, ndërsa Chievo në pozitën e fundit me 15 pikë.

Në ndeshjen e radhës, zikaltrit udhëtojnë te Napoli, ndërsa Chievo e pret në shtëpi Sampdorian. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Spiropali xhelozohet nga intimiteti i letrave Rama-Basha dhe i dërgon mesazh Berishës (VIDEO)
Ndodh në Argjentinë, trajneri godet me shuplakë stafin e tij (VIDEO)
Basha fton shqiptarët në protestë: Për opozitën nuk ka më kthim pas (VIDEO)
Ai është 63 vjeç, ajo 25! Çifti që vodhi spektaklin në Kanë (FOTO & VIDEO)
Nuk ka divorc, Pamela Anderson dhe Adil Rami festojnë se bashku (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media