Home Video Lajme
U dhunua gjatë protestës, Sahit Dollapi i nënshtrohet operacionit (VIDEO)
Gjatë protestës së të shtunës, Sekretari Organizativ i Partisv Demokratik, Sahit Dollapi u dhunua nga efektivët e policisë.

Ai iu drejtua Spitalit të Traumës për një kontroll mjekësor . Në ditën e tretë të qëndrimit Dollapi i është nënshtruar një operacioni në shpatull.

Sipas televizionit Ora news, mjekët që u kujdesën për të thonë se ndërhyrja zgjati rreth një orë e gjysmë ndërsa gjendja shëndetësore e Dollapit është stabilizuar.

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike do të qëndrojë në Spitalin e Traumës edhe dy ditët e ardhshme ndërsa më pas do të marrë mjekimin në shtëpi.

Sahit Dollapi pësoi dëmtime në shpatull ditën e shtunë, gjatë protestës së opozitës, ku u dhunua nga efektivë të policisë.
Pas ndalimit nga këta ty fundit ai u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe më pas në Spitalin e Traumës.

Dhuna e policisë ndaj tij u dënua nga Partia Demokratike ndërsa Kryeministri Edi Rama pranoi se dhuna ndaj Dollapit ishte një gabim i panevojshëm nga ana e efektivëve të policisë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Albin Kurti: Në takimin e parë me Edi Ramën do flas për "Shengenin Ballkanik"
SKANDALI/ Si 16 vjeçarja, nënë e 1 foshnje shiste trupin për 5 mijë lekë (VIDEO)
Festë e çmendur e shpresave pas fitores me Kosovën (VIDEO)
Suedia befason Spanjën (VIDEO)
"Po i kemi të njoma vajzat, super pi**a!", kështu zhvillohet prostitucioni në qytetin shqiptar (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media