Home Video Lajme
Selena Gomez: Nuk e kam Instagramin në telefon, do më bënte me depresion (VIDEO)
Selena Gomez ka miliona ndjekës në Instagram, por nuk e mban aplikacionin në telefonin e saj.

Në një intervistë për Live With Kelly and Ryan, këngëtarja dhe aktorja zbuloi se e mban Instagram në telefonin e dikujt tjetër dhe bën log in në mënyrë periodike.

"E kam përdorur shumë, por mendoj se nuk është i shëndetshëm. Personalisht mendoj se për të rinjtë, përfshirë edhe vetën time, kalimi i kohës duke lexuar gjithë ato komente, do ndikojë në gjendjen psikologjike,"-tha Gomez.

Ndërsa shtoi: "Do më bënte me depresion. Do më bënte të mos ndihesha mirë për veten time dhe ta shoh trupin tim ndryshe. Kështu që nuk e kam aplikacionin në telefon. E kam në celularin e dikujt tjetër. Dhe kur ndihem që dua të ndaj diçka me fansat atëherë bëj log in dhe postoj."
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E turpshme, i morën atletet pasi e arrestuan, policia e Korçës tallet dhe e fyen rëndë (VIDEO)
Braziliania shpërthen në lot pasi takon Messin (VIDEO)
PËRGJIMI/ "Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptas atje"
PËRGJIMI 16/ "Kam shitur votën, por dua ta shohësh që do votoj PS (VIDEO)
PËRGJIMI 15/ "T' u japim nga 30-40 mijë lekë për votë" (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media