Home Video Lajme
Joni mbush 1 vjeç dhe mami Adelina i përgatiti festën madhështore (VIDEO)
Në muajin gusht të vitit që lamë pas, këngëtarja Adelina Tahiri dhe avokati Serjoza Markov u bënë prindër për herë të parë.

Adelina solli në jetë vogëlushin Jon, i cili disa ditë më parë festoi 1-vjetorin e tij të lindjes.


Mirëpo, ditëlindja e tij s’mund të kalonte kaq thjeshtë dhe sigurisht që Adelina kishte menduar një festë gjigante për të voglin.

Ajo ka mbledhur miq e familjarë të shumtë, me të cilët po feston ditëlindjen e të voglit.

Vetë Adelina ka ndarë në Instastory momentet nga super festa, ku shkëlqen e veshur me një fustan të bardhë plot gurë e shkëlqim.

Adelina kishte ftuar këngëtarë për të performuar live, mes tyre edhe Muharrem Ahmetin.

Për Jonin, çifti kishte përgatitur një tortë madhështore në ngjyrë blu, të cilën e kanë prerë së bashku.

Adelina shfaqet shumë e lumtur në videot e publikuara dhe duket se po e shijon në maksimum festën e të voglit, siç mund ta shihni edhe vetë në momentet e përmbledhura në këtë video.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ronaldo flet për gjestin në Wanda Metropolitano: Njerëzit janë budallenj dhe flasin shumë (VIDEO)
Sherr masiv mes lojtarëve të Kukësit dhe Tiranës, çfarë ndodhi në tunel pas ndeshjes (VIDEO)
Të frikësuar nga tërmeti qytetarët braktisin lokalin me "shpejtësinë e erës" (VIDEO)
Barcelona nuk di të fitojë në transfertë, mposhtet nga Granada (VIDEO)
Derbi është zikaltër, Interi vazhdon ecurinë fantastike (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media