Home Video Lajme
Arda Turan dënohet me burg (VIDEO)
Futbollisti i njohur turk, Arda Turan, që ka luajtur edhe me Atlético Madrid dhe Barcelona, është dënuar sot me dy vite e tetë muaj burg, pa izolim të menjëhershm prapa duerve të hekurta, për mbajtjen e një arme pa leje, me të cilën gjuajti përtokë në një spital. Aktualisht pjesë e Basaksehir të Stambollit, Turan nuk do të duhet të hyjë në burg, veç nëse kryen një krim tjetër në pesë vitet e ardhshme, pasi ka pranuar të mos e apelojë dënimin.

Faktet e provuara na kthejnë në tetor 2018 , kur Turan u përplas ashpër në një disko me këngëtarin popullor turk, Berkan Sahin, i cili e kishte akuzuar futbollistin për ngacmimin e gruas së tij. Gjykata e liroi Turan për krimin e ngacmimit, por e dënoi atë për lëndim të qëllimshëm, pasi i kishte thyer hundën këngëtarit; për armëmbajtje pa leje; dhe për qitje me armë në spitalin ku Sahin kishte shkuar për t’u mjekuar pas përleshjes. Gjatë gjyqit, lojtari mohoi ngacmimin e gruas së këngëtarit, por pranoi faktet e tjera, megjithëse siguroi se shkrehja e armës ishte aksidentale.

"Faleminderit Zot, drejtësia turke ka konsideruar se ishte një shpifje e turpshme”, - tha Turan në referim të çlirimit nga akuzat për ngacmim, në një deklaratë të lëshuar për NTV. Sulmuesi turk, i larguar që nga janari i vitit 2018 nga Barça, e ka denoncuar Sahin për shpifje. Në rrjetet sociale turke, përdorues të shumtë e konsiderojnë dënimin e tij si jashtëzakonisht të butë, veçanërisht kur krahasohet me dënime të tjera, shumë më të rënda, për krime të të menduarit politik.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Milani humb, por Rike Roçi zbukuron "San Siron" (VIDEO)
Ronaldo flet për gjestin në Wanda Metropolitano: Njerëzit janë budallenj dhe flasin shumë (VIDEO)
Sherr masiv mes lojtarëve të Kukësit dhe Tiranës, çfarë ndodhi në tunel pas ndeshjes (VIDEO)
Të frikësuar nga tërmeti qytetarët braktisin lokalin me "shpejtësinë e erës" (VIDEO)
Barcelona nuk di të fitojë në transfertë, mposhtet nga Granada (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media