Home Video Lajme
Pas videos që "pushtoi" rrjetin, këngëtarja e pastrehë mban koncertin e parë (VIDEO)
Turma shpërtheu në duartrokitje teksa Emily Zamourka u ngjit në skenë. “Nuk kisha shumë kohë për t’u përgatitur,” tha ajo për njerëzit e mbledhur për të festuar në San Pedro për eventin “Little Italy” (festë përkujtimore e organizuar nga emigrantët italianë). “Kështu do të këndoj këngën që këndova në metro, mirë?” tha ajo.

Emily interpretoi arien e kompozitorit italian Giacomo Puccini, “O mio babbino caro” dhe u duartrokit nga të pranishmit.

Producenti Joel Diamond, i nominuar për Grammy, i ofroi 52-vjeçares një kontratë për të regjistruar në studion e tij. “Historia e Emily-së është një nga ato histori ku ëndrrat bëhen realitet,” tha Diamond për CNN. “Dhe unë nuk mund t’ia kthej kurrë shpinën një ëndrre.”

Përveç kontratës, një qendër për mbrojtjen e grave i ka ofruar Emily-s ndihmë për të gjetur një banesë, ndërkohë që në GoFundMe janë grumbulluar më shumë se 74,000 dollarë në ndihmë të 52-vjeçares.

Përpara se emri i saj të qarkullonte kudo nëpër rrjete sociale, Emily ishte vetëm një nga 60,000 njerëzit e pastrehë që flinte rrugëve të Los Angeles-it. Në fund të shtatorit, një video e postuar nga Departamenti i Policisë së Los Angeles, e ktheu 52-vjeçaren në fenomenin e momentit.

“Katër milionë njerëz e quajnë Los Angeles-in shtëpi. 4 milionë histori. 4 milionë zëra,” shkroi faqja e policisë. “Ndonjëherë thjesht duhet të ndalesh dhe të dëgjosh njërin prej tyre, të dëgjosh diçka të bukur.”

Sipas Los Angeles Times, 52-vjeçarja ka patur probleme shëndetësore dhe financiare vitet e fundit. Ajo jeton vetëm me 400 dollarë në muaj që merr nga qeveria. Zamourka, nga Rusia, i tha Times se mbërriti në Amerikë kur ishte vetëm 24 vjeçe. Fillimisht u vendos në Missouri ku punonte në një shtëpi pleqsh dhe në një restorant. Dinte të luante violinë dhe piano që në fëmijëri.

Problemet me pankreasin dhe mëlçinë e detyruan që të transferohej në Washington në vitin 2005. Pasi u shërua, nisi të luante violonë në rrugë për disa të holla, derisa i vodhën instrumentin.

“Ëndrrat e mia vazhdojnë ende, sigurisht,” tha Emily për Times. “Ndoshta një ditë do të bëhen realitet."
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Femra që preken dhe puthen, klipi i fundit i Noizy-t është flakë fare (VIDEO)
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
Ozil rrëfen momentet e tmerrit: Pata frikë për gruan time (VIDEO)
Këngëtarja e njohur rrëzohet keq skena duke kënduar, momenti shkaktoi të qeshura (VIDEO)
Një betejë e vërtetë: Policia detyrohet të lirojë djalin e "El Chapo-s" pasi karteli nisi luftë frontale

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media