Home Video Lajme
Babai u shua në aksident, djali i Jose Antonio Reyes i dedikon të atit golin e parë me Realin (VIDEO)
Djaloshi i Antonio Reyes ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Real Madrid, por dedikimi i bërë pas shënimit ka bërë xhiron e botës, duke i prekur të gjithë. Krahët lart drejt qiellit, drejt babait të humbur tragjikisht dy muaj më parë në një aksident rrugor. Për 11 vjecarin ky është goli i parë me moshat e Real Madrid

Reyes, që luan në kategorinë U12 të Los Blancos’ youth academy, kaloi edhe portierin përpara se ta dërgonte topin qetësisht në portën e boshatisur. Djaloshi u drejtua nga qielli, aty ku dikush ndoshta e sheh nga lart, duke bërë gjestin dedikues.

José Antonio Reyes, ish-lojtari i Sevilla, Arsenal, Real Madrid e Atletico, humbi jetën në 1 qershor në një aksident rrugor. Mercedesi i drejtuar nga spanjolli po udhëtonte me 237 km/h në autostradën A-376 në drejtim të Utrera, qyteti i lindjes i Reyes, përpara se të dilte nga rruga për shkak të shpërthimit të një prej gomave, që i shkaktoi përmbysjen dhe më pas mori flakë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
Ozil rrëfen momentet e tmerrit: Pata frikë për gruan time (VIDEO)
Këngëtarja e njohur rrëzohet keq skena duke kënduar, momenti shkaktoi të qeshura (VIDEO)
Një betejë e vërtetë: Policia detyrohet të lirojë djalin e "El Chapo-s" pasi karteli nisi luftë frontale
Janë ndarë paqësisht! Kjo video tregon qartë raportin e Kylie dhe Travis pas ndarjes (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media