Home Video Lajme
Turqia nis sulmin në Siri (VIDEO)
Kanë nisur sulmet e ushtrisë turke në veri të Sirisë, në nëj kohë që mediat në vend transmetojnë pamje të asaj që po ndodh.

Lajmin për nisjen e sulmeve e konfirmoi vetë presidenti turk Erdogan me një mesazh në profilin e tij Twitter.

Turqia sulmon Sirinë. Lajmi është konfirmuar me një mesazh në Tuiter nga presidenti turk Erdoan, i cili shpjegoi se operacioni ushtarak turk kundër militantëve kurdë në veri lindje të vendit ka nisur. Disa shpërthime ndodhën në zonën siriane në kufirin Ras al-Ain. Mediat vendase transmetuan pamje të një reje të madhe tymi në pjesën siriane të kufirit.

Mëngjesin e të mërkurës Ankara bëri të ditur se ishte gati të niste ofensivën kundër militantëve kurdë duke thënë se ushtarët turq do të kalonin shumë shpejt kufirin. U dërguan përforcime, automjete të blinduara dhe tanke përgjatë kufirit.

Një strategji që ndjek deklaratën e tërhequr pjesërisht të presidentin amerikan Donald Tramp për tërheqjen e trupave ushtarake amerikane nga vendi. Një lajm që destabilizoi sidomos kurdër e forcave siriane demokratike të cilat kanë luftuar kundër ISIS, të mbështetur deri para pak kohësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më parë autoritetet gjysëm autonome kurde në Siri kishin nisur një mobilizimi të përgjithshëm tri ditor për tu përballur me një ofensivë të mundshme turke duke u bërë apel banorëve në verilindje që të rezistojnë në këtë moment delikat historik.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Femra që preken dhe puthen, klipi i fundit i Noizy-t është flakë fare (VIDEO)
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
Ozil rrëfen momentet e tmerrit: Pata frikë për gruan time (VIDEO)
Këngëtarja e njohur rrëzohet keq skena duke kënduar, momenti shkaktoi të qeshura (VIDEO)
Një betejë e vërtetë: Policia detyrohet të lirojë djalin e "El Chapo-s" pasi karteli nisi luftë frontale

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media