Home Video Lajme
Manchester United super, Roma bllokohet në Gjermani (VIDEO)
Manchester United është kualifikuar për në raundin e 1/32-ave të UEFA Europa League. "Djajtë e kuq" mposhtën me shifrat 3-0 Partizanin e Beogradit, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve në grupin L.

Golat e fitores, që i japin edhe kualifikimin u shënuan nga Greenwood pas 22 minutash lojë, ndërkohë që Martial, pak minuta më pas vulosi rezultatin e pjesës së parë.

Me rikthimin në fushë, Rashford shënoi për 3-0. Kjo humbje nuk i eliminon serbët nga Europa, pasi kur ka edhe dy ndeshje për të zhvilluar numëron 4 pikë më pas se Az Alkmaar dhe tashmë është në dorë të tyre për tu kualifikuar më tej.

Situatë tejet interesante në grupin J, aty ku Roma u mposht në limitet e kohës së rregullt, 2-1 nga Borussia MonchenGladbach. Pas kësaj humbje, verdhekuqtë qëndrojnë së bashku me gjermanët pas shpatullave të Basaksehir, i cili numëron 7 pikë, dy më shumë se ndjekësit.

Ndërkohë grupin e mbyll Wolfbserger me 4 pikë.
Në takimet tjera u arritën këto rezultate:

Braga-Besiktas 3-1
Espanyol-Ludogorets 6-0
Ferencvaros-Cska Moskë 0-0
Feyenoord-Young Boys 1-1
Oleksandriya-St.Etienne 2-2
Rangers-Porto 2-0
Wolfsberger-Basaksehir 0-3
Wolfsburg-Gent 1-3
Wolves-Slovan Bratislava 1-0

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nuk ka qetësi për Neymar, sulmohet në fushë nga tifozët e PSG (VIDEO)
Henry prezantohet tek ekipi i ri, plas gallata në studio (VIDEO)
Ankohen bizneset e Prishtinës për taksën vjetore, kërkojnë lehtësira dhe jo pengesa (VIDEO)
Zhgënjen Dortmund, bllokohet në shtëpi nga Paderborn (VIDEO)
Mbrojtësi i Kombëtares shkakton autogol në derbin e përjetshëm (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media