Home Video Lajme
Momente paniku në fushë, mbrojtësi bie pa ndjenja pas goditjes së fortë (VIDEO)
Wolves është shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër të Europa Leagues, pasi një fitore të siguruar në minutat e fundit të ndeshjes kundër Slovan Bratislavas.

Goli i shënuar me kokë nga Raul Jimenez në minutën e 92-të të ndeshjes ia siguroi Wolvesit fitoren me rezultat 1-0, dhe në këtë mënyrë renditen në vendin e dytë me 9 pikë të grumbulluara.

Por gjatë minutave të fundit të ndeshjes ndodhi një incident që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Jimenez tentoi të shënojë gol në mënyrë akrobatike brenda zonës së 16-metrave, por në moment gaboi duke goditur në kokë mbrojtësin, Kenan Bajric.

Mbrojtësi ra pa ndjenja në fushën e lojës por portieri i Bratislavas i erdhi në ndihmë menjëherë shokut të skuadrës duke e vendosur në një pozicion të favorshëm.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Zhbllokohet sfida në Camp Nou (VIDEO)
Juventus e nis mbarë Champions-in, Morata gjenial (VIDEO)
Zhbllokohet sfida, shënon Juventus (VIDEO)
Preu dhe e hodhi në det gazetaren, 49-vjeçari tenton arratinë (VIDEO)
Nga dritarja e spitalit, pacienti me Covid-19 ndjek ceremoninë martesore të të birit (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media