Home Video Lajme
"Hiqi mbathjet e mi jep mua", Sharon Stone rikthen në moshën 61 vjeç skenën që i ndyshoi jetën (VIDEO)
Aktorja e njohur Sharon Stone është vlerësuar si “Femra e vitit” nga “GQ Men”, në një ceremony të organizuar në Berlin.

61-vjeçarja ndërsa është ngjitur në skenë për të tërhequr çmimin, në mënyrë surprizë ka risjellë skenën e famshme në filmin e “Basic Instinct”, ku ajo hap këmbët.

Një skenë që ka hyrë në historinë e kinematografisë dhe e ka përjetësuar atë.

Aktorja 61-vjeçare ishte veshur me një minifund dhe kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin, u ul në karrige, nisi fjalimin dhe kaloi njërën këmbë sipër tjetrës.

Ajo tha se ai rol i ka ndryshuar jetën.

“Regjisori më tha hiqi mbathjet dhe mi jep mua, pasi kështu është parashikuar në skenë. Ne nuk do të shikojmë asgjë. Unë i thashë ok, por nuk e dija që ai moment do të ndryshonte jetën time”, tha aktorja e njohur, që edhe pse tashmë 61 vjeç, vazhdon të jetë në një formë të shkëlqyer dhe një ikonë seksi e Hollivudit.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nuk ka qetësi për Neymar, sulmohet në fushë nga tifozët e PSG (VIDEO)
Henry prezantohet tek ekipi i ri, plas gallata në studio (VIDEO)
Ankohen bizneset e Prishtinës për taksën vjetore, kërkojnë lehtësira dhe jo pengesa (VIDEO)
Zhgënjen Dortmund, bllokohet në shtëpi nga Paderborn (VIDEO)
Mbrojtësi i Kombëtares shkakton autogol në derbin e përjetshëm (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media