Home Video Lajme
Shikoni se si ky shofer në mënyrë spektakolare i ikën kartelit meksikan (VIDEO)
Një shofer i ka shpëtuar në mënyrë spektakulare një bllokadë e vendosur nga një kartel meksikan në kufirin e SHBA, transmeton Gazeta Metro.

Në pamjet shfaqen shoferet që mbërrijnë në një kryqëzim në Nuevo Laredo, në shtetin kufitar meksikan të Tamaulipas.

Burra me kapuça, për të cilët besohet se ishin anëtar të kartelës ‘Del Noreste’, qëndrojnë rreth veturës dhe trokasin në dritare, duke detyruar shoferin të kthehet shpejt.


Shoferi dhe pasagjeri mund të dëgjohen tek flasin në anglisht, ndërsa përpiqen të bëjnë një arratisje nga situata tejet e rrezikshme, transmeton Gazeta Metro.

Pasi ato kthehen mbrapa, një veturë i ndjek ato përpara se të shkojë një tjetër para tyre për t’i bllokuar.


Ndërkohë anëtarët e kartelit që janë në këmbë përpiqen të ndjekin qytetarët e shqetësuar amerikan.

Por shoferi manovron me profesionalizëm rreth xhipit të kartelit meksikan në rrugën e tij, duke e drejtuar veturën drejt trotuarit për siguri, duke arritur të ikë.

Qyteti meksikan që është në kufi me Amerikën, Nuevo Laredo, ka përjetuar një numër të rrëmbimeve kohëve të fundit, ndërsa kartelet e drogës konkurrojnë për të kontrolluar tregtinë e drogës në SHBA në qytetin kufitar.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Zhbllokohet sfida, Interi gjen golin (VIDEO)
Ndjekje si në filma, ç'ndodhi me durrsakun që ngriti policinë në këmbë (VIDEO)
Morena publikon videon "përvëluese", Roberti nuk mund t'i rezistojë dhe bën komentin epik (VIDEO)
"Dramë" në San Siro, Milani fiton në "frymën e fundit" (VIDEO)
"Tërmet" në San Siro, Udinese barazon rezultatin (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media