Home Video Lajme
Për herë të parë dhe të fundit? Çfarë e shtyu Adrolën të marrë pjesë në videoklip (VIDEO)
View this post on Instagram

Ju nuk me keni pare ne asnje videoklip dhe ndoshta nuk do te me shihni me asnjehere, por ketij djalit, ose me sakte, ketyre djemve nuk i thoja dot JO. Rresheni rock’s! Erdhem te tre nga nje qytet i vogel dhe ia dolem te ndertonim endrrat tona. Gent, une kam qene, jam dhe do te jem gjithnje fanse e muzikes dhe zerit tend. Reni, ti je bashkepunetori i vjeter,profesionist i vertete, tanime shoku im 🙌🏼. 🎶 @eugentbushpepa 🎞 @renuarlocaj Link in bio

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi) on

Modelja e njohur, Adrola Dushi është shfaqur për herë të parë në një videoklip krah këngëtarit të dashur të skenës shqiptare, Eugent Bushpepa.

E hijshme, e qeshur dhe mjaft tërheqëse Adrola i ka bërë për vete edhe njëherë të gjithë fansat e saj në këtë projekt ndryshe nga të tjerët.

Megjithatë me anë të një postimi në ‘Instagram’, Dushi ka sqaruar se pse vendosi të bëhej pjesë e një klipi dhe a do të jetë kjo e vetmja herë ku ndjekësit do e shohin në një projekt muzikor.

“Ju nuk më keni parë në asnjë videoklip dhe ndoshta nuk do të më shihni më asnjëherë, por këtij djalit, ose më saktë, këtyre djemve nuk i thoja dot jo. Rresheni rock’s. Erdhëm të tre nga një qytet i vogël dhe ia dolëm të ndërtonim ëndrrat tona. Gent, unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithnjë fanse e muzikës dhe zërit tënd. Reni, ti je bashkëpunëtori i vjetër, profesionist i vërtetë, tanimë shoku im”, ka shkruar Adrola në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

Nuk dihet nëse në një të ardhme modelja do të shfaqet sërish në një videoklip, megjithatë arsyen e pjesëmarrjes së saj në klip krah Eugent Bushpepës sapo e zbuloi për të gjithë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Kush s'kërcen është morri i kuq", lojtarët Tiranës e "djegin" në dhomat e zhveshjes me Egbon që mundohet t'i qetësojë (VIDEO)
Linda kritikon Ramën publikisht: I bukur stadiumi, por jemi pa sport në shkolla (VIDEO)
Tirana "shuplakë" Partizanit, bardheblutë blindojnë kreun (VIDEO)
Çfarë supergoli ka shënuar Muçi, Tirana "shuplakë" Partizanit (VIDEO)
Çmendet Tirana, realizon dhe golin e 4 (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media