Home Video Lajme
Po i jepte makinës pa patentë, këngëtarja shqiptare përfundon në rajon (VIDEO)
Këngëtarja Marjona Metohu nuk ka pritur dot dhe i ka dhënë makinës pa marrë ende patentën. Ajo është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në rajon. Rastin e ka treguar vetë këngëtarja e ftuar në "Glamour Zone".

"Sa po bëja kursin e patentës, nuk më durohej pa i dhënë makinës. Mora makinën dhe dola, dhe si për dreq më ndalon policia. Më kërkon patentën dhe i jap emrin e motrës. Më kërkoi një mjet identifikimi, e nxjerr dhe më tha: Po s’ka mundësi të jesh ti kjo. Shkojme në rajon dhe e zgjidhim aty. I them: “O xhaxhi të lutem, s’jam ajo, jam Marjona. Të lutem, më fal. Dola sepse unë jam duke e bërë realisht kursin e patentës, por nuk më pritej pa i dhenë makinës, e kam me shumë qejf dhe dola t`i jap një xhiro.”Filloi ai xhaxhi me pak moral, u tregua shumë i mirë dhe më la të ikja. Dhe mbaj mend, pasi ika nga aty, jo më larg se 100-200 metra e përplasa makinën dhe nuk u bë më ajo makinë", tregoi Marjona.

Kujtojmë që Marjona mori pjesë në "Kënga Magjike", me këngën "Bosh" që u pëlqye shumë nga publiku.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shpërthen stadiumi, "Rama ik" edhe në humbjen e Partizanit (VIDEO)
"Kush s'kërcen është morri i kuq", lojtarët Tiranës e "djegin" në dhomat e zhveshjes me Egbon që mundohet t'i qetësojë (VIDEO)
Linda kritikon Ramën publikisht: I bukur stadiumi, por jemi pa sport në shkolla (VIDEO)
Tirana "shuplakë" Partizanit, bardheblutë blindojnë kreun (VIDEO)
Çfarë supergoli ka shënuar Muçi, Tirana "shuplakë" Partizanit (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media