Home Video Lajme
Abuzoi seksualisht me mbesën 18-vjeçare, flet avokati i 55-vjeçarit: Kreu marrëdhënie por me dëshirën e saj (VIDEO)
Vëllai i vajzës kërkon që dikush ta marr motrën e tij në mbikëqyrje, të dyshuarit i caktohen 30 ditë paraburgim.

Rrugët e lagjes “Koloni” në Gjakovë janë të mbushura nga qytetar të komuniteti “Ashkalinjë”.

E njëri ndër ta, u bë i njohur gjatë ditës së enjte.

Bëhët fjalë për S. Morinën, emër i njohur për redaksinë.
55 vjeçar, po dyshohet se pa dëshirën e mbesës, kreu akt seksual me të për 3 net rresht, nga data 2 deri me 5 shkurt.

Mirëpo vëllai i vajzës 18 vjeçare, me inicialet A.M, mendon ndryshe.

Ai thotë se kjo nuk është hera e parë që motra e tij solli probleme në shtëpi, dhe ka vetëm një kërkesë për ata që e shohin.

Tashmë me këtë rast po merret Prokuroria Themelore në Prizren.
Zëdhënësja për informim, Yllka Shehu, konfirmoi se 55 vjeçari gjendët në mbajtje dhe ndaj të njejtit do të kërkohet caktimi i masës për paraburgim.

Ndërkohë gjatë ditës së premte u mbajt edhe seanca dëgjimore për këtë rast, e ku Gjykata Themelore në Gjakovë të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburigmit prej 30 ditësh.

Ndërkohë, avokati mbrojtës i 55 vjeçarit, Nexhmedin Gashi, thotë se klienti i tij nuk e mohon veprën, por se ajo ka ndodhur me dëshirën e 18 vjeçares.

Ndryshe, A. M, 18 vjeçare, besohet që ka probleme mendore, pas një aksidenti që e kishe pësuar kohë më parë.

Ajo jeton me familjarët e saj në lagjen “Koloni” në Gjakovë, pasi që asnjë nga prindërit nuk i ka gjallë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shpërthen stadiumi, "Rama ik" edhe në humbjen e Partizanit (VIDEO)
"Kush s'kërcen është morri i kuq", lojtarët Tiranës e "djegin" në dhomat e zhveshjes me Egbon që mundohet t'i qetësojë (VIDEO)
Linda kritikon Ramën publikisht: I bukur stadiumi, por jemi pa sport në shkolla (VIDEO)
Tirana "shuplakë" Partizanit, bardheblutë blindojnë kreun (VIDEO)
Çfarë supergoli ka shënuar Muçi, Tirana "shuplakë" Partizanit (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media