Home Video Lajme
I maskuar kokë e këmbë, Putin viziton nga afër pacientët e prekur nga koronavirusi (VIDEO)
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ditën e sotme ka shkuar për të vizituar pacientët që janë të infektuar me Covid-19 dhe që ndodhen tek spitali infekiv në Moskë.

Para se të futet brenda spitalit ai është veshur me një kostum mbrojtës dhe është pajisur me një respirator, në mënyrë që të mos infektohet nga koronavirusi. Po ashtu ai shihet duke veshur një palë çizme plastike mbrojtëse dhe vendosi doreza blu.


Para se të shkonte në spital, Putin ishte takuar me kryetarin e Moskës Sergej Sobyanin, Zëvendës kryeministrin Tatyana Golikova dhe Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko, për të diskutuar rreth masave që duhet për parandalimin e koronavirusit. Më pas ai mori vendim që të shikonte nga afër situatën, në të cilën ndodheshin pacientët.

Protsenko i tha Putinit se ka dy skenare të mundshme që mund të ndodhin në Rusi: sëmundja ose mund të marrë përmasat e Azisë që mund të kalojë shpejt ose mund të marrë përmasat e Italisë, por më e rëndësishmja është që mjekët të tregohen të gatshëm për të përballuar të dyja situatat./ RT
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
SKANDAL/ Ylli i Manchester City organizon orgji
Të arrestuar dhe qindra gjoba, çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në vend
Ylli i Kombëtares publikon sfidën e re, duket e pamundur (VIDEO)
Nuk duroi dot më, Ronaldos ia pret flokët Georgina (VIDEO)
Selena Gomez befason fansat, ranon publikisht nga cila sëmundje vuan (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media